Kosova aktualisht ka mbetur pa qeveri funksionale. Teksa qytetarët përballen çdo ditë me sfida ekonomike dhe sociale, partia fituese ë zgjedhjeve ka zgjedhur izolimin e institucioneve, dhe bllokadën në vend të bashkëpunimit demokratik.
Ky nënshkrim simbolik është një zë kundër bllokadës politike, ku interesat e një partie të vetme apo një ideologjie të ngurtë vendosen mbi mirëqenien e shtetit. Kosova nuk është pronë private e asnjë partie që pretendon se ka monopolin mbi të vërtetën. Fatet e vendit tonë nuk mund të mbahen peng nga mungesa e kulturës për dialog, refuzimi i aleancave të domosdoshme dhe arroganca e numrave që injoron realitetin e ri politik.